Profili i rrezikut dhe përfitimit është treguesi i riskut sintetik dhe i përfitimeve, i cili tregon mbi luhatshmërinë e normës së kthimit nga investimi të Fondit. Bazuar në performancën e kaluar të Fondit, treguesi paraqitet me një numër të plotë, për të renditur fondin në nivel rreziku nga 1 në 7 (1 nënkupton rrezikun më të ulët dhe 7 shkalla më të lartë të rrezikut). Fondi SIGAL ndodhet në kategorinë më të ulët të profilit të rrezikut 1, megjithatë kjo nuk do të thotë që investimi është pa risk.
Investimi është çelësi për ndërtimin e së ardhmes
Lëviz monedhën majtas ose djathas dhe shikoni se si paratë që do të investoni mund të rriten me kalimin e kohës:
Parashikimet janë hipotetike dhe bazohen në përformancën aktuale të fondit.
ÇFARE OFROJME NE?
ÇFARE OFROJME NE?
INVESTO TANI!
Çdo kontribut i paguar nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit vlerësohet sikur është paguar nga vetë punëmarrësi.
Në skemën profesionale punëdhënësi dhe punëmarrësi kontribuojnë së bashku në llogarinë e hapur për punëmarrësin.
Fond Pensioni Profesional, përfaqëson dëshirën e Punëdhënësit, privat ose shtetëror për të siguruar punonjësit e tij me pension vullnetar në një Fond Pensioni Profesional.
Fondi profesional mund të jetë në dy opsione:
- Fond Profesional Vetëm i Punëdhënësit
- Fond Profesional i Përbashkët Punëdhënës-Punëmarrës
Përpos përfitimit që punëdhënësi dhe punëmarrësi kanë nga ana financiare, përfshirja e punëmarrësit në skemën profesionale nga punëdhënësi është një mënyrë vlerësimi dhe stimulimi për besnikërinë e punëmarrësit.
Në skemën individuale kontribuon vetëm individi në shumën monetare të dëshiruar.
Fondi i Pensionit Vullnetar Individual, përfaqëson dëshirën e individit për të marrë pjesë në një fond pensioni nëpërmjet kontratës individuale të anëtarësimit, pavarësisht nga vendndodhja, mosha dhe masa e kontributit.
Mënyrat e depozitimit të kontributeve janë të larmishme:
- Depozitim i menjëhershëm ( kursime, depozita, etj)
- Depozitim periodik (mujor, 3 mujor, 6 mujor, vjeçar ose sipas dëshirës së anëtarit)
Individi mund të kontribuojë sipas mundësive financiare dhe nuk ka detyrim të njoftojë shoqërinë administruese në rast të ndryshimeve në masën e kontributeve dhe afateve të depozitimit të tyre.
PSE SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?
SIGAL Uniqa Group Austria është një grup rajonal sigurimesh, me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh. SIGAL UGA është kompania e vetme që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në vitin 2007, SIGAL sh.a dhe UNIQA Group Austria nënshkruan një marrëveshje, duke e kthyer atë në aksionerin më të madh dhe që zotëron 86.9% të aksioneve. UNIQA numëron mbi 20 mijë punonjës, 10.1 milionë klientëve, 33 miliardë euro në asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.
Ky partneritet i shkëlqyer e rendit sot SIGAL UGA, si kompaninë më të suksesshme, më të madhe dhe më të besuar në sigurimet Jo Jetë dhe Jetë, i vlerësuar si i tillë nga rrjeti i klientëve dhe partnerëve të saj.
Vlerësimet për SIGAL UNIQA
Zgjedhja e duhur!
“Koha më e mirë për të filluar investimin për pension është TANI.”
Elvis Ponari CEO Fondi SIGAL
Përse pension vullnetar SIGAL?
Në këtë video shpjegojmë prioritetet që ofron pensioni vullnetar SIGAL dhe ju njohim me legjistlacionin që mbron investimin tuaj.
#10VjetFondiSIGAL
Fondi SIGAL: 10 Vjet SIGURI, STABILITET, SUKSES