Pension pleqërie
Përfitim pensioni kur mbush moshën e pensionit të parashikuar me ligj për sistemin e pensionit të detyrueshëm. Në këtë rast anëtari ka të drejtë që shumën e aseteve të akumuluara deri në këtë moshë ta tërheqë në dy forma:
- Në formë të menjëhershme duke tërhequr të gjitha asetet
Në formë pensioni mujor deri në përfundim të aseteve në llogarinë e tij
Pensione pleqërie i parakohshëm
Një ndër avantazhet e pensionit privat është mundësia për përfituar pension 5 vite përpara mbushjes së moshës të pensionit sipas ligjit Për Sigurimet Shoqërore. Në këtë rast anëtari ka të drejtë që shumën e aseteve të akumuluara deri në këtë moshë ta tërheqë në dy forma:
Në formë të menjëhershme duke tërhequr të gjitha asetet
Në formë pensioni mujor deri në përfundim të aseteve në llogarinë e tij
Pension familjar
Pensioni privat është i vetmi pension i trashëgueshëm. Në rast humbje jete të anëtarit të Fondit të Pensioneve, asetet e tij u kalojnë trashëgimtarëve ligjorë në bazë të Aktit të Trashëgimisë.
Pension invaliditeti
Në rast se anëtari bëhet i paaftë për punë gjatë kohës së anëtarësimit në mënyrë të përhershme, anëtarit i lind e drejta e tërheqjes së aseteve në llogarinë e tij në të njëjtën formë si në rastet e pensionit të pleqërisë.
Konsultim falas
Adresa
Rruga Ukraina e Lirë,
Tirana, Shqipëri
Orari
E hënë – e premte: 08:00 – 16:30
E Shtune: 09:00 – 12:00